Dr. Thomas Stoffmehl

CEO

Thomas-Stoffmehl

Dr. Thomas Stoffmehl, lindur në vitin 1971 në Geldern (Gjermani), studioi drejtësi dhe mbrojti doktoraturën e tij për ligjin europian antitrust.

Si djali i një familje sipërmarrësish, pas diplomimit ai vendosi të ndjekë intuitën e tij për biznes dhe themeloi një kompani në Düsseldorf së bashku me disa miq.

Në vitin 2001, atij iu ofrua një pozicion në kompaninë me shitje të drejtpërdrejta Bofrost* dhe vendosi të transferohej në ekipin e menaxhimit të biznesit familjar Straelen. Për një periudhë 14-vjeçare, Dr. Stoffmehl ka mbajtur pozicione të ndryshme menaxheriale dhe ka dhënë kontributin e tij në zhvillimin e liderit të shitjeve të drejtpërdrejta të produkteve të ngrira në Europë. Si anëtar dhe zëdhënës i kompanisë, babai i dy fëmijëve ka vepruar si një forcë shtytëse në modernizimin e kompanisë, e kërkuar në kontekstin e riorganizimit strategjik, e cila mban me vete ndryshime në shkallë të gjerë nga viti 2008.

Që prej 1 Shtatorit 2015 Dr. Thomas Stoffmehl është CEO i LR Group. Ai është përgjegjës për organizimin e përgjithshëm të kompanisë si dhe të departamenteve të: Marketingut, Kërkim-Zhvillimit, Menaxhimit të Drejtorive , Burimeve Njerëzore dhe PR.

Informacion

Thomas Heursen (Director Global Partner Relations), Dr. Andreas Laabs (CFO/COO) dhe Dr. Thomas Stoffmehl (CEO) menaxhojnë së bashku kompaninë dhe zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme strategjinë për rritje dhe ndërkombëtarizim.

LR është një nga kompanitë sipërmarrëse kryesore në Europë në shitjet e drejtpërdrejta me 1,200 punonjës dhe rreth mijëra bashkëpunëtorë dhe klientë.

icon facebook 35


CEO.LR

 

 

Pse LR?

Vlera
Makina e kompanisëSistem shpërblimiNjohje
Histori suksesi

Produktet e LR-së

Produktet e KatalogutLR LIFETAKTLR ALOE VIALR ZEITGARDDeluxe

Koncepti i Yjeve

Guido Maria KretschmerCristina FerreiraKarolina KurkovaBruce Willis

Kompania LR

ZhvillimiShitje të DrejtpërdrejtaFondacioni LR GLOBAL KIDS FUND
Dr. Thomas StoffmehlThomas HeursenDr. Andreas Laabs

Rrjeti me

TwitterFacebookXINGLinked inYoutubeInstagram

Anëtar i:

BDDBDIHVKESELDIA

Bashkëpunim me:

Mercedes-BenzVolkswagenPorscheDHLIASCSGS INSTITUT
FRESENIUS
DermatestZEITGARD