Politika e privatësisë së LR Health & Beauty Systems GmbH (LR)

Përmes këtij sqarimi mbi mbrojtjen e të dhënave, ne LR Health & Beauty Systems SH.P.K., dëshirojmë t’ju informojmë lidhur me atë, se si ne përpunojmë dhe përdorim të dhënat personale për Ju, si vizitor i faqes sonë të internetit (www.lrworld.com). LR Health & Beauty Systems SH.P.K. i përmbahet kërkesave të Urdhëresës së BE-së për mbrojtjen e të dhënave (GDPR) dhe ligje të tjera për mbrojtjen e të dhënave. Luteni të bëni kujdes, se për Shop-in tonë (shop.lrworld.com) vlen sqarimi i atjeshëm mbi mbrojtjen e të dhënave.

1. Cilat prej të dhënave personale përpunojmë ne, për çfarë arsye, dhe mbi çfarë baze ligjore?

Të dhënat personale janë të gjitha informacionet në lidhje me një person fizik të caktuar apo të identifikueshëm, që Ju na i komunikoni neve, të cilat krijohen tek ne, ose që mblidhen prej nesh. Në lidhje me përdorimin e faqes sonë të internetit ne përpunojmë të dhënat tuaja personale sa vijon:

1.1 Futja e të dhënave në formularin e kontaktit

Ju keni mundësi të fusni të dhënat tuaja në formularët e kontaktit të përgatitur nga në këtë faqe interneti, ose të na dërgoni të dhënat tuaja me e-mail, në mënyrë që të hyni në kontakt me ne.

1.1.1 Volumi dhe qëllimi i përpunimit të të dhënave

Nëse në bazë të të dhënave tuaja rezulton, se jeni të interesuar të bëheni partner në sistemin e shpërndarjes së LR-së, ne do të përpunojmë të dhënat tuaja me qëllim të inicimit dhe zhvillimit të lidhjes suaj partnere, dhe t’ua transmetojmë ato kompanive koncerne dhe partnerëve shpërndarës përgjegjës në sistemin e shpërndarjes LR, me qëllim për të shqyrtuar sa më mirë që të jetë e mundur shqetësimet tuaja. Nëse jeni i interesuar të bëheni partner i LR-së jashtë vendit, atëherë ne ia transmetojmë të dhënat tuaja njësisë përkatëse jashtë vendit.

Ne i regjistrojmë dhe i përpunojmë të dhënat e lartpërmendura, për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja ose për siguruar informacionin e kërkuar.

1.1.2 Baza ligjore për përpunimin e të dhënave

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave është neni 6 paragrafi 1 lit. a të urdhëresës për mbrojtjen e të dhënave, nëse Ju si palë e interesuar me kërkesë (i vendosur) deklaroni miratimin tuaj për përpunimin e të dhënave. Nëse kontakti përmes e-mailit ka për qëllim të lidhet një kontratë, atëherë baza ligjore shtesë për përpunimin është neni 6 paragrafi 1 lit. b i urdhëresës për mbrojtjen e të dhënave. Për kërkesa të tjera është neni 6 paragrafi 1 lit. f ti urdhëresës për mbrojtjen e të dhënave, pasi është në interesin tonë të përpunojmë të dhënat me qëllim të përmbushjes së shqetësimeve tuaja.

1.1.3 Koha e ruajtjes

Të dhënat do të fshihen sapo që nuk do të jetë më e nevojshme mbledhja e tyre për arritjen e qëllimit.

Përveç kësaj të dhënat tuaja personale mund të ruhen, nëse kjo është e parashikuar në urdhëresën e BE-së dhe në urdhëresat kombëtare, në ligjet apo dispozitat e tjera.

 

1.1.4 Mundësitë për tërheqje

Ju keni mundësi që në çdo kohë të revokoni miratimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale për të ardhmen. Në një rast të tillë nuk mund të vazhdojë më bisedimi. Të gjitha të dhënat personale, që janë regjistruar gjatë kontaktit me Ju, do të fshihen, me përjashtim të rastit, kur ne jemi të detyruar të vazhdojmë t’i ruajmë ato për arsye ligjore (p.sh. detyrimet për ruajtje nga ligji komercial).

1.2 Të dhënat përdoruese/Të dhënat lëvizëse

Përveç kësaj, me ndihmën e Cookies, ne mbledhim edhe të dhëna përdoruese mbi vizitën tuaj në faqen tonë të internetit. Për këtë shihni detajet nën shifrën 3.

1.3 Të dhënat server dhe log

Kur Ju përdorni faqet tona të internetit, në server-at tanë regjistrohen përkohësisht në një skedar të dhënat (të tilla si data dhe ora e vizitës suaj, faqet e thirrura dhe të dhënat e kërkuara, lloji dhe versioni i brawser-it tuaj të përdorur, lloji dhe sistemi operativ i pajisjes të përdorur së fundi nga Ju , si edhe adresa juaj IP).

Përpunimi i të dhënave server dhe log është i domosdoshëm nga ana teknike për përgatitjen e faqeve të internetit dhe për të ofruar shërbimet, dhe më pas për të garantuar sigurinë e sistemit.

Baza ligjore për përpunimin është interesi ynë i ligjshëm, që të vëmë në gatishmëri faqen e internetit me shërbimet tona (neni 6 (1) lit f. të urdhëresës për mbrojtjen e të dhënave). Përpunimi është i nevojshmë në mënyrë të detyrueshme për përdorimin e faqeve tona të internetit dhe nuk ekziston e drejta e kundërshtimit.

Këto të dhëna do të fshihen jo përpara 30 ditëve.

2. Linket

Ne përdorim linket në prezencat tona të tjera interneti, në faqet e internetit dhe shërbimet e palëve të treta, p.sh. kanalet e mediave sociale si Facebook, Twitter apo Youtube. Për përpunimin e të dhënave të këtyre ofruesve të tjerë të shërbimeve në faqet e tyre të internetit përgjegjës është vetëm pala e tretë dhe vlejnë vetëm udhëzimet e tyre në mbrojtje të të dhënave.

3. Cookies

Në mënyrë që faqet tona të internetit të zhvillohen sa më miqësore që të jetë e mundur dhe që të rritet rëndësia e reklamimit tonë, ne dhe partnerët tanë përdorim të ashtuquajturat „Cookies“. Cookies janë skedarë të vegjël, që ruhen në hard diskun e një vizitori. Ato lejojnë që informacionet të mbahen për një periudhë të caktuar kohe dhe të identifikojnë kompjuterin e vizitorit. Pjesërisht kjo ndodh duke përdorur edhe të ashtuquajturat „Tracking-Pixel“, të cilat nuk ruhen në hard diskun e një vizitori, por që mund të ndihmojë në të njëjtën mënyrë si edhe „Cookie“ në identifikimin e kompjuterit. Në vijim, në termin „Cookie“ përmblidhen si Cookies në kuptimin teknik, ashtu edhe Tracking Pixel si edhe metodat e tjera të ngjashme teknike.

Nëse jeni duke vizituar faqet tona të internetit për herë të parë, atëherë njoftimi mbi ruajtjen e të dhënave do të shfaqet në faqen tuaj të hyrjes me tekstin miratues në Cookies. Kur Ju vazhdoni të vizitoni faqet e internetit dhe që nuk e kundërshtoni përdorimin e Cookies, atëherë miratimi juaj regjistrohet në Browser-in tuaj, kështu që neve nuk na duhet të paraqesim sërish këtë njoftim në çdo faqe. Nëse ky njoftim mungon në Browser-in tuaj (p.sh. kur Ju fshini ecurinë e Browser-it), atëherë ky njoftim do të shfaqet kur të vizitoni sërish faqet tona të internetit.

3.1 Cilat Cookies përdorim ne?

Në faqet tona të internetit ne përdorim dy kategori Cookies: (1) Cookies, teknikisht të nevojshme, pa të cilat do të ishte i kufizuar funksionaliteti i faqeve tona të internetit, dhe (2) analizat alternative, Targeting-Cookies respektivisht Reklama-Cookies:

3.1.1 Cookies, teknikisht të nevojshme

Këta Cookies janë të domosdoshëm, për t’ju mundësuar të lëvizni në faqet tona të internetit dhe të përdorni funksionet e tyre. Këta nuk mbledhin informacione rreth jush, që duhet të përdoren për qëllime marketingu, apo të regjistrojnë, se ku keni qenë Ju në internet. Këta Cookies janë specifike për seancën dhe përfundojnë pas vizitës tuaj në faqen e internetit (seancë). Çaktivizimi i kësaj kategorie Cookies do të kufizonte përgjithësisht funksionet e faqeve të internetit ose pjesë të tyre.

3.1.2 Analizat Cookies

Analizat Cookies përfshijnë informacione rreth asaj, se si vizitorët në tërësi përdorin një faqe interneti, për shembull, cilat faqe thërresin ata më shpesh, dhe nëse marrin mesazhe gabimi nga faqet e internetit. Këta Cookies nuk mbledhin të dhëna, ku në bazë të tyre mund të identifikohen vizitorët. Të gjitha informacionet e marra nëpërmjet këtyre Coockies shërbejnë vetëm për atë, që të kuptohet dhe të përmirësohet funksionaliteti dhe shërbimi i faqes së internetit.

Çaktivizimi i kësaj kategorie të Cookies nuk dëmton funksionalitetin e faqeve tona të internetit. Ne aktualisht përdorim Cookies respektivisht teknologjinë Tracking në këtë kategori etracker (shifra 3.1.2 (i)) dhe Google Analtics (shifra 3.1.2 (ii)).

3.1.2. (i) Në këtë faqe interneti mblidhen dhe ruhen me teknollogjitë etracker GmbH (www.etracker.com) të dhënat për qëllime statistikore. Nga këto të dhëna krijohen profile përdorimi nën një pseudonim. Për këtë qëllim mund të përdoren Cookies. Të dhënat e mbledhura me teknologjitë etracker nuk do të përdoren pa miratimin e posaçëm të personit në fjalë, për të identifikuar personalisht personin e vizitës së kësaj faqe të internetit, dhe jo të shkrihen me të dhënat personale përmes bartësit të pseudonimit. Të dhenat e regjistruara vlerësohen vetëm për qëllime statistikore. Transferimi tek palët e treta nuk bëhet as për qëllime komerciale dhe as për ato jo komerciale. Mbledhja dhe regjistrimi i të dhënave mund të revokohet në çdo moment me efektin e ardhshëm, ose Ju mund të ndryshoni qëndrimin në Browser-in tuaj në atë mënyrë, që Cookie-t të refuzohen. Gjithashtu duke klikuar në link-un e mëposhtëm dhe duke ndjekur udhëzimet Ju mund të parandaloni regjistrimin në të ardhmen të të dhënave tuaja.

http://www.etracker.de/privacy?et=V23Jbb

3.1.2. ( ii) Gjithashtu për analizë të kësaj faqe interneti ne përdorim gjithashttu google Analytics, një shërbim analitik interneti i ofruar nga Google Inc. Informacionet e gjeneruara nga përdorimi i Google Analytics mbi përdorimin nga Ju të kësaj faqe interneti transmetohen dhe ruhen në një server të Google në SHBA. Përmes aktivimit të anonimitetit të IP-së në këtë faqe interneti, adresa juaj IP do të pritet në fillim nga Google brënda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ose në shtetet e tjera kontraktuese të Marrëveshjes në Zonën Ekonomike Evropiane Kjo faqe përdor funksione të shërbimit analitik të internetit Google Analytics. Ofrues është Google Inc. 1600 Amphitheatre Parkway Mountain View, CA 94043, SHBA. Google Analytics përdor të ashtuquajturat "Cookies". Informacionet e përftuara nga Cookie lidhur me përdorimin tuaj të kësaj faqe interneti si rregull transmetohen dhe ruhen në një server të Google në SHBA.

Në rastin e aktivizimit të anonimitetit të IP-së në këtë faqe interneti, adresa juaj IP do të pritet në fillim nga Google brënda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ose në shtetet e tjera kontraktuese të Marrëveshjes në Zonën Ekonomike Evropiane. Vetëm në raste të veçanta adresa e plotë IP do të dërgohet në një servër të Google-it në SHBA, dhe do të shkurtohet atje. Me porosi të operatorit të kësaj faqe të internetit Google do të përdorë këto informacione, për të vlerësuar përdorimin tuaj të faqes së internetit, për të mbledhur raporte mbi aktivitetet e faqes së internetit, dhe për t’i ofruar operatorit të faqes së internetit shërbime të tjera që lidhen me përdorimin e faqes së internetit dhe përdorimin e internetit. Adresa IP e transmetuar nga Browser-i juaj në kuadrin e Google Analytics nuk do të shkrihet me të dhënat të tjera të Google-it.

Ju mund të parandaloni regjistrimin e Cookies përmes rregullimit përkatës të Browser-Software-it tuaj; Por ne ju udhëzojmë lidhur me atë, se në këtë rast, mund të mos jeni në gjëndje të përdorni të gjitha funksionet e kësaj faqe të internetit në masën më të plotë të mundshme. Përveç kësaj Ju mund të parandaloni mbledhjen e të dhënave, të përftuara nga Cookie, dhe që lidhen me përdorimin tuaj të faqes së internetit (duke përfshirë adresën tuaj IP), si edhe përpunimin e këtyre të dhënave nga Google, duke shkarkuar dhe instaluar Browser-Plugin, që ndodhet në linkun e mëposhtëm:

http://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=de.

Si alternativë për Browser-Add-On apo brënda Browser-ve në pajisjet mobile, klikoni këtë link, për të parandaluar në të ardhmen mbledhjen nga Google Analytics brënda kësaj faqe interneti (Opt Out funksionon vetëm në Browser dhe vetëm për këtë fushë). Një Opt-Out-Cookie vendoset në pajisjen tuaj. Nëse në këtë Browser do të shuani Cookies-et tuaja, atëherë duhet të klikoni sërish këtë link.

Çaktivizimi i kësaj kategorie Cookies nuk dëmton funksionalitetin e faqeve tona të internetit.

3.2 Baza ligjore

Ne i përpunojmë të dhënat e përftuara përmes Cookies në baë të nenit 6 paragrafi 1 lit. f të urdhëresës për mbrojtjen e të dhënave, mbasi është në interesin tonë për të përmirësuar kualitetin e faqeve tona të internetit dhe përmbajtjet e tyre, dhe përmes Cookies ne mësojmë, se si përdoret faqja e internetit. Ju mund të kundërshtoni në çdo kohë përpunimin e të dhënave të mbledhura me ndihmën e Cookies duke klikuar në linkun e gatshëm Opt-Out.

4. Transferimi palëve të treta

Përveç përjashtimeve të përmendura më lart (shifra 1.1) për pyetjet nga ana juaj nëpërmjet formularit të kontaktit, ne nuk i transferojmë të dhënat tuaja personale palëve të treta. Veçanërisht ne nuk bëjmë ndojë tregëti adresash apo të dhënash. Të dhënat tuaja përpunohen vetëm nga ne ose nga ofruesit e besueshëm të shërbimeve, të cilët na ofrojnë shërbime IT në kuadrin e marrëveshjeve të përpunimit të porosive.

5. Siguria

Ne marrim masa të përshtatshme teknike dhe organizative, veçanërisht për të siguruar që të dhënat tuaja personale të mbrohen nga humbja, ndryshimet e pasakta apo nga aksesi i paautorizuar nga palët e treta. Masat i përshtaten vazhdimisht mundësive teknike të përmirësuara.

6. Informacionet e kontaktit

Pyetjet dhe sugjerimet tuaja në lidhje me temën në mbrojtjen e të dhënave janë tepër të mirëpritura dhe të rëndësishme për ne. Ju mund të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:

Organi përgjegjës:
LR Health & Beauty Systems SH.P.K.
Rr. E Elbasanit, Nr. 246, H. 1,
Tiranë, Albania
service.al@lrworld.com

Ne theksojmë, se jemi bashkërisht përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja personale me partnerët, prej të cilëve Ju jeni promovuar direkt apo indirekt (neni 26 i urdhëresës për mbrojtjen e të dhënave). Luteni të kontaktoni me ne për të bërë të vlefshme të drejtat e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale.

7. Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtë në bazë të urdhëresës për mbrojtjen e të dhënave që të kërkoni prej nesh informacion, korrigjim, fshirje dhe kufizim të përpunimit, të kërkoni të drejtën tuaj lidhur me transferueshmërinë e të dhënave dhe të drejtën tuaj për të kundërshtuar, ashtu siç përshkruhet më lart, si edhe të revokoni miratimet e dhëna. Nëse urdhëresa për mbrojtjen e të dhënave i lidh këto të drejta me kushte, atëherë kjo do të vlejë vetëm atëherë nëse ato janë përmbushur.

Luteni të përdorni të dhënat e mësipërme të kontaktit për të bërë kërkesën e të drejtave tuaja. Gjatë ushtrimit të kërkesës duhet të provohet identiteti juaj, me qëllim për të shmangur informacionet kundrejt palës së tretë të paautorizuar.

Përveç kësaj Ju keni të drejtë të parashtroni një ankesë pranë autoritetit përgjegjës mbikqyrës. Nëse keni ndonjë dyshim lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave tuaja, luteni të na informoni, në mënyrë që ne t’a sqarojmë këtë.

8. Ndryshimet në sqarimin në mbrojtjen e të dhënave

Herë pas here mund të jetë e nevojshme që të përshtatet përmbajtja e udhëzimeve të larpërmendura në mbrojtje të të dhënave. Prandaj ne rezervojmë të drejtën për t’i ndryshuar ato në çdo kohë. Ne gjithashtu do të publikojmë versionin e ndryshuar këtu të udhëzimeve në mbrojtje të të dhënave. Nëse na vizitoni përsëri duhet të lexoni udhëzimet në mbrojtje të të dhënave.

Informacioni, maj 2018

Pse LR?

Vlera
Makina e kompanisëSistem shpërblimiNjohje
Histori suksesi

Produktet e LR-së

Produktet e KatalogutLR LIFETAKTLR ALOE VIALR ZEITGARDDeluxe

Koncepti i Yjeve

Guido Maria KretschmerCristina FerreiraKarolina KurkovaBruce Willis

Kompania LR

ZhvillimiShitje të DrejtpërdrejtaFondacioni LR GLOBAL KIDS FUND
Dr. Thomas StoffmehlThomas HeursenDr. Andreas Laabs

Rrjeti me

TwitterFacebookXINGLinked inYoutubeInstagram

Anëtar i:

BDDBDIHVKESELDIA

Bashkëpunim me:

Mercedes-BenzVolkswagenPorscheDHLIASCSGS INSTITUT
FRESENIUS
DermatestZEITGARD