Kodi i Etikës së Bashkëpunëtorëve të LR Health & Beauty Systems

Kodi i Etikës rregullon sjelljen dhe marrëdhënien e bashkëpunëtorëve të LR-së me konsumatorët përfundimtarë, me kompanitë konkurrente MLM, me bashkëpunëtorët e tjerë të LR-së dhe ofron udhëzime për ndërveprimin e drejtë dhe të barabartë midis tyre. Kodi i Etikës mbështetet qartë në sistemin e Vlerave të LR-së.
Synon të mbrojë dhe të kënaqë bashkëpunëtorët dhe konsumatorët përfundimtarë, të cilët promovojnë konkurrencën e qëndrueshme të modelit të biznesit, vazhdojnë traditën dhe ruajnë reputacionin e kompanisë.

1. Sjellja ndaj konsumatorëve përfundimtarë

Bashkëpunëtorët e LR-së ofrojnë shërbimin më të mirë ndaj konsumatorëve përfundimtarë. Në këtë kontekst:

1.1. Bashkëpunëtorët e LR-së aplikojnë vetëm metoda të qarta dhe të drejta të shitjes.

1.2. Bashkëpunëtorët duhet t’u japin konsumatorëve informacione të qarta dhe të plota në lidhje me produktet, informacione të detajuara për çmimet, për kushtet e pagesës, të kthimit dhe të drejtën e tërheqjes. Përcillen vetëm informacione të cilat përputhen me deklarata zyrtare të kompanisë.

1.3. Bashkëpunëtorët e LR-së respektojnë jetën personale të konsumatorëve përfundimtarë. Prezantimi i produkteve bëhet vetëm kur konsumatori përfundimtar bie dakord. Mbrojtja e informacioneve personale të konsumatorit përfundimtar është gjithmonë prioritet.

1.4. Bashkëpunëtorët e LR-së karakterizohen për ndershmërinë e tyre. Nuk shfrytëzojnë mungesën e përvojës, sëmundjet, moshën ose shkathtësinë e pamjaftueshme të konsumatorëve përfundimtarë.

1.5. Porositë e konsumatorëve përfundimtarë duhet të përpunohen në një kohë të shkurtër. Dorëzimi duhet të bëhet brenda 14 ditëve, vetëm në rast se është caktuar një ditë tjetër dorëzimi. Nëse do të ketë probleme gjatë kryerjes së porosisë, ato duhet të bëhen të njohura menjëherë te marrësi përfundimtar i porosisë.

2. Sjellja gjatë krijimit të bashkëpunëtorëve të rinj

Sinqeriteti dhe mirëkuptimi është çelësi për një Sponsorizim të suksesshëm.

2.1. Gjatë sponsorizimit paraqiten mundësitë për karrierë dhe për të ardhura. Gjatë sponsorizimit duhet të përmenden gjithashtu informacione për kostot dhe shpenzimet, të cilat i ngarkohen konsumatorit përfundimtar.

2.2. Shëmbuj të të ardhrave të bashkëpunëtorëve duhet të përputhen me realitetin. Nuk lejohet të jepet garanci për të ardhura fikse.

2.3. Informacione për produktet lejohet të jepen vetëm në qoftë se përputhen me deklaratat zyrtare të kompanisë.

2.4. Duhet të shmangen deklarata negative ose ofenduese për kompani të tjera MLM dhe për produktet e tyre.

3. Sjellja midis Bashkëpunëtorëve të LR-së

Midis rrjeteve mbizotëron një konkurrencë e shëndetshme dhe e drejtë, e cila karakterizohet nga respekti reciprok.

Ndalohet rreptësisht “vjedhja” e bashkëpunëtorëve të rrjeteve të tjera në kompani. Në këtë kontekst theksohet se ndalohet:

  • Inkurajimi i bashkëpunëtorëve për largim nga rrjeti nëpërmjet premtimeve si: shërbimi më i mirë, mundësi më të mira për karrierë, etj.
  • Inkurajimi i bashkëpunëtorëve në shkeljen e kontratës, si psh nëpërmjet opsionit “straw men” (kur ndodhin keqkuptime të paramenduara nga njëra pale që të ketë përfitime të njëanëshme).
  • Deklarata negative ose përçmuese për bashkëpunëtorë të tjerë të LR-së.
  • Mosmarrveshjet nuk duhet të paraqiten publikisht në media (psh. në gazeta, në rrjetet sociale dhe në burime të tjera publike të informacionit).

4. Sjellja e bashkëpunëtorëve të LR-së me kompani të tjera MLM

Respektojmë çdo kompani tjetër MLM.


4.1. Strategjia e padëshiruar dhe e padrejtë për vjedhjen e bashkëpunëtorëve nga kompani të tjera MLM nuk është e pranueshme nga LR-ja. Në këtë kontekst theksohet se ndalohet:

  • Vjedhja e rrjeteve me shumë bashkëpunëtorë nga kompanitë konkurruese nëpërmjet komunikimit sistematik.
  • Deklarata negative ose përçmuese për këto kompani (të ardhurat, produktet, etj).
  • Inkurajimi i bashkëpunëtorëve për shkeljen e kontratës.
  • Premtime për shpërblime financiare në rast të ndryshimit të kompanisë.

4.2. Nuk lejohen deklaratat e padrejta dhe fyese për bashkëpunëtorë të kompanive të tjera MLM.

5. Sjellja e Bashkëpunëtorëve të LR-së kundrejt kompanisë

Bashkëpunëtorët e LR-së duhet të kenë një sjellje të ndershme me kompaninë LR.

5.1. Sjellja e bashkëpunëtorit të LR-së duhet të karakterizohet nga ndershmëria dhe drejtësia në të gjitha aktivitetet e biznesit.
Çdo manipulim i Planit të Marketingut është i patolerueshëm, pasi dëmton modelin e biznesit të LR-së. Në këtë kontekst përmendim shembujt në vijim, si shembuj përfaqësues të një sjelljeje të tillë: shitja e produkteve në tregje të mëdha, kthimi i padrejtë i tyre, prishja e konkurrencës nëpërmjet çmimeve më të ulta se çmimi i tregut nëpërmjet faqeve të internetit, ankandeve, manipulimi i kërkesave të bashkëpunimit etj.

5.2.Bashkëpunëtori i LR-së sillet me ndershmëri kundrejt kompanisë dhe e përfaqëson kudo me përgjegjësi. Si një përfaqësues i saj përpiqet me aq sa i jepet mundësia të parandalojë dëmtimin e kompanisë.

5.3.Tërësia e sjelleve të mësipërme të bashkëpunëtorëve të LR-së përbën Termat dhe Kushtet e LR Health & Beauty Systems LTD.

6. Prezenca publike e Bashkëpunëtorëve të LR-së

Bashkëpunëtorët e LR-së duhet të paraqiten gjithmonë si biznesmenë seriozë.

6.1. Bashkëpunëtorët e LR-së nuk janë punonjës të LR-së, por as kontraktorë të LR-së. Ata nuk duhet të japim përshtypjen se punojnë si punonjës të saj.

6.2. Komunikimi me gazetat, televizionin, radion dhe mediat sociale është përgjegjësi vetëm e kompanisë LR. Kërkesat nga mediat duhen të marrin patjetër aprovimin në sektorin përgjegjës të LR-së.
Të gjitha deklaratat në lidhje me kompaninë, me bashkëpunëtorë të tjerë ose me kompani të tjera në mediat (plus Facebook dhe Twitter) duhet të respektojnë rregullat e komunikimit si më sipër. Për çdo paqartësi duhet të kontaktohet më përpara me kompaninë LR.

Kodi i Etikës është i detyrueshëm për të gjithë bashkëpunëtorët e LR-së. Të gjithë bashkëpunëtorët kanë për detyrë ta zbatojnë rreptësisht.

Pse LR?

Vlera
Makina e kompanisëSistem shpërblimiNjohje
Histori suksesi

Produktet e LR-së

Produktet e KatalogutAloe VeraZEITGARDMicrosilverDeluxe

Koncepti i Yjeve

Guido Maria KretschmerCristina FerreiraKarolina KurkovaBruce Willis

Kompania LR

ZhvillimiShitje të DrejtpërdrejtaFondacioni LR GLOBAL KIDS FUND
Dr. Thomas StoffmehlThomas HeursenDr. Andreas Laabs

Rrjeti me

TwitterFacebookXINGLinked inYoutubeInstagram

Anëtar i:

BDDBDIHVKESELDIA

Bashkëpunim me:

Mercedes-BenzVolkswagenPorscheDHLIASCSGS INSTITUT
FRESENIUS
DermatestZEITGARD