Partner-Shop
& Login

Mirësevini në LR!

Të dashur vizitorë të website të LR-së,

Mirë se vini në faqen e kompanisë tonë! Do të gjeni gjithçka në lidhje me kompaninë LR Health & Beauty, modelin e biznesit të LR-së me të gjitha mundësitë për karrierë, si dhe produktet e shëndetit dhe bukurisë. Ka gjithmonë diçka të re për një kompani të madhe dhe ndërkombëtare të shitjeve të drejtpërdrejta si LR-ja. Ne dëshirojmë të ndajmë këto zhvillime me ju. Në njoftimet tona do të njiheni me historitë më të fundit të suksesit nga bota e LR-së. Shijoni leximin!

LR Dr.-Thomas-Stoffmehl
2017-05-26_Zeitraffer AloeVeraProduktion

Aloe Vera përparimet e prodhimit

Puna për ndërtimin e fabrikës së re të prodhimit LR Aloe Vera po vazhdon dhe ndërtimi i ndërtesës po përparon me shpejtësi. Ne do do të vazhdojmë t’ju informojmë rreth progresit.

Për këtë qëllim, ne kemi krijuar një seksion të ri në faqen tonë të internetit, ku do të gjeni informacion mbi projektin e LR-së, si dhe hapat e zhvillimit deri tani, që nga nënshkrimi i kontratës në tetor të vitit të kaluar, deri në ceremoninë e gurit të themelit më 7 prill 2017. Videot do t'ju ofrojnë informacion rreth ndërtimit në rrugën Porsche në Ahlen. Në llogaritë e Facebook të Managing Directors Dr.Thomas Stoffmehl dhe Thomas Heursen do të gjeni gjithashtu përditësime periodike.

MAY 26, 2017 11:00 CET

20 Jahre Finnland

LR Finlanda feston 20-vjetorin e saj

LR është një nga kompanitë lider në shitjet e drejtpërdrejta në Europë dhe vepron në 28 vende - edhe në Skandinavi. Këtë vit, LR Finlanda feston 20-vjetorin e saj.

"Me qëllim që të sigurojmë mbështetjen më të mirë të mundshme për partnerët tanë në Finlandë, ne kemi përqendruar aktivitetet tona në funksion të këtij qëllimi", tha Markus Rieker, Vice President Region 4 në LR Health & Beauty. Vitin e kaluar hyri në funksionim online shop, i cili ishte i shumëpritur nga partnerët. Përveç kësaj u krijua Club për partnerët më të mirë. Ata do të marrin trajnime të posaçme psh. për krijimin e strukturës së tyre. Në vitin e përvjetorit ne po prezantojmë gjithashtu një koncept të ri të shitjeve, që u lejon partnerëve tanë të ndërtojnë biznesin e tyre në një mënyrë edhe më të mirë se më parë," vazhdoi Rieker.

MAY 19, 2017 8:30 CET

Badanesi Turan

Angazhime ndërkombëtare për shitjet e drejtpërdrejta

LR mbështet industrinë e shitjeve të drejtpërdrejta në shkallë ndërkombëtare. Punonjësit tregojnë përkushtim dhe pasion ndaj standardeve dhe zhvillimineve të mëtejshme të industrisë së shitjeve të drejtpërdrejta në vendin e tyre.

Ömer Barış Turan, Country Manager i LR-së në Turqi, u zgjodh kryetari i ri i shoqatës turke të shitjeve të drejtpërdrejta Doğrudan Satış Derneği. Antonello Badanesi, Country Manager i LR-së në Itali, u rizgjodh si anëtar i bordit të shoqatës italiane të shitjeve të drejtpërdrejta Avedisco. Ai është gjithashtu kryetar i Direct Selling Consortium. Ky është një konfirmim i punës së shkëlqyer të dy Menaxherëve të LR-së. Urime! Jemi shumë krenarë!

MAY 12, 2017 10:30 CET

Pse LR?

Vlera
Makina e kompanisëSistem shpërblimiNjohje
Histori suksesi

Produktet e LR-së

Produktet e KatalogutAloe VeraZEITGARDMicrosilverDeluxe

Koncepti i Yjeve

Guido Maria KretschmerCristina FerreiraKarolina KurkovaBruce Willis

Kompania LR

ZhvillimiShitje të DrejtpërdrejtaFondacioni LR GLOBAL KIDS FUND
Dr. Thomas StoffmehlThomas HeursenDr. Andreas Laabs

Rrjeti me

TwitterFacebookXINGLinked inYoutubeInstagram

Anëtar i:

BDDBDIHVKESELDIA

Bashkëpunim me:

Mercedes-BenzVolkswagenPorscheDHLIASCSGS INSTITUT
FRESENIUS
DermatestZEITGARD